Elastografia- Ekografia ne nje nivel me te larte
Semudjet difuze te melcise jane nje nga problemet shendetsore kryesore ne bote. Ato mund te kene shume shkaqe, perfshire hepatitet (Hepatiti B apo Hepatiti C), semundjen e dhjamosjes alkolike ose joalkolike te melcise, hepatitin autoimun, demtimin e shkaktuar nga barnat, cirrozen biliare primare, dhe shkaqe te tjera me pak te shpeshta. Ne saje te zhvillimeve te fundit te Ekografise tani mund te diagnostikohet fibroza ne pacientet me semundje kronike te melcise qe perfshijne Hepatitin kronik dhe dhjamosjen e melcise.
Cfare eshte fibroza e melcise?
Fibroza e melcise ndodh kur ne melci grumbullohet ind fibroz, i forte. Kur ky ind fibroz shtohet me kalimin e kohes mund te coje ne cirroze te melcise..
Cfare eshte Elastografia Ekografike?
Elastografia Ekografike eshte nje teknike komode ekografike qe con vale tingulli ne inde per te kontrolluar fortesine e tyre. Ne kete menyre mjeku percakton sesa e demtuar eshte melcia, gje qe me pare mund te behej vetem nepermjet biopsies se melcise. Ky informacion vlen per te percaktuar nese duhet te merrni mjekim specific, si dhe per te monitoruar efektin e mjekimit qe mund te jeni duke marre. Pervec se eshte teknike joinvazive, elastografia eshte metode e perseritshme, qe kryhet lehte per te percaktuar shkallen e fibrozes se melcise. Ajo mund te kombinohet me ekografine e zakonshme.
Pergatitja
Ju duhet te qendroni pa ngrene deri 8 ore para ketij ekzaminimi, ndersa uje mund te konsumoni.
Procedura
Procedura e ekzaminimit ngjan me ekografine e zakonshme. Mbi lekure vendoset nje shtrese xheli mbi te cilen leviz sonda e ekos. Mund t’ju kerkohet te mbani frymen gjate ekzaminimit. Procedura zgjat 15-20 minuta, dhe pas saj ju merrni raportin te cilin duhet t’ja tregoni mjekut tuaj.