info@lavita.al
Tirane Albania
info@lavita.al
Tirane Albania
E shtuna - E diela - mbyllur
E hene
8:00 AM - 15:30 PM
E marte
8:00 AM - 15:30 PM
E merkure
8:00 AM - 15:30 PM
E enjte
8:00 AM - 15:30 PM
E premte
8:00 AM - 15:30 PM
E shtune
Mbyllur
E diele
Mbyllur
Klinika endoskopike është emërtuar „LA VITA“. Një emër fuqiplotë kur bëhet fjalë për mjekësinë, që ka lindur si shkencë në shërbim të shëndetit të njeriut, të jetës së tij. U gjenda në mjediset e saj, jo më larg se dje. Një javë më parë, kur komunikova me personelin në telefon, e përfytyrova një sipërfaqe të bollshme apartamenti, siç jemi mësuar të shohim klinikat private. U gjenda një javë më vonë në një strukturë që i përngjan një minispitali, që të kujtonte as më shumë e as më pak, çdo të ngjashme tjetër të ngritur në një terren Europian…Hedh një hap brenda saj dhe të pret një kashun me pupa plastike të kaltra. Të detyrueshme për t’u mbathur mbi këpucët apo sandalet. Nuk mund të ngjitesh lart duke futur pluhurin e rrugës aty. Shto pastaj dhe maskat dhe dorezat e personelit. Duket që rregullat e pandemisë bëjnë ligjin te „La Vita“. Që domosdo nuk kursejnë as të ardhurit. Maskat në fytyrë nuk janë mbytëse. Jashtë dielli djeg, por në mjediset e klinikës të mbështjell ajri i freskët. Poltronat janë të rehatshëm dhe pritja nuk bëhet e padurueshme. Por jo falë poltronave. Ti dëgjon emrin tënd në orarin e caktuar. Një lloj surprize kjo, po të mendosh se ke kaluar ca përvoja të tjera, ku të është dashur të presësh edhe 1 orë mbërritjen e specialistit. Një orë përtej orarit të prenotuar është më shumë se shumë. Por te “La Vita” nuk ndodhi. Duke qenë se shoqëruesit e pacientëve mbeteshin te holli i pritjes, pata kohë të meditoj.... Me sytë e mendjes pashë doktorin specialist që mbërrin në spitalin shtetëror ku punon në orën 7 ose 7 e tridhjetë minuta. Nxiton të shohë kartelat e pacientëve, hyn në mbledhjen e mëngjesit, vrapon t’u hedhë një sy të sëmurëve, jep këshillat e rastit, kontrollon celularin për thirrjet e mundshme nga klinika e tij aty pranë, dhe pak para se akrepat të “godasin 9-ën e mëngjesit, është i gatshëm të presë pacientin e parë. Pas një ore, përfytyrimi im rezultoi nul. E dini pse? Sepse as gastro-hepatologu Altin Cekodhima dhe asnjë prej tre kolegëve të tij, nuk kanë punuar asnjë ditë në shtet. I janë përkushtuar që në nisje profesionit si mjekë privatë, pa i hyrë në hak askujt, as punëdhënësit dhe as njeriut. Fjala përkushtim në këtë klinikë shpalos gjithë kuptimin e vet. Aty ndihesh i marrë në konsideratë, që në çastin që hyn. Buzëqeshja rrezëllitëse e vajzave me uniformë që të presin, nuk shuhet as katin më lart. E dini atë çastin kur ke gdhirë gjithë natën me ankthin e dilemave të së panjohurës? Bekim është për kë nuk e ka provuar. Unë nuk i kam shpëtuar dot, dikur. Ky dikur nuk është shumë larg; tre vjet përpara. Ma zymton e lëndon ende shpirtin dita kur vura këmbën tek onkologjiku. Dy çupëlina te recepsioni, një det njerëzish në hall tek holli i spitalit shtetëror; çupëlinat ndërpresin të bezdisura kënaqësinë e muhabetit që s’i dihej fundi dhe pa pikën e përkushtimit më thonë se diagnozës në letër i kishte kaluar afati 30 ditor dhe i sëmuri duhet të bënte një xhiro te specialisti për rifreskim. E shkruaj dhe nuk e besoj, por më ka ndodhur, o njerëz! Ah, për hir të së vërtetës, më thanë se kishte dhe një zgjidhje tjetër, të paguaja 3.000 lekë (të reja, sigurisht), që ta rikonfirmoja brenda mureve të spitalit. Ishte si poshtërim para se të vdisje... Nuk e shmanga dot këtë paftë të së shkuarës, ndërsa prisja si NJERI te “La Vita”... Poltronat u zunë të gjitha. Njerëzit flasin me zë të ulët. Zotëron vetëm zëri i koordinatores që thërret emrat. Një tjetër bluzëbardhë e buzëqeshur vjen e të fton ta ndjekësh. Punonjësja e ngarkuar me higjienën shfaqet në çdo disa minuta duke ngjeshur shtupën mbi dysheme. Kontrollon, zbraz koshat, ndërron qeset, kujdeset për tualetet. Pastërtia të merr sytë. Muret e bardhë garojnë me dyert në të njëjtën ngjyrë. Shkëlqimi i mobilieve nuk mbetet pas. Aksesorët elegantë, në harmoni me qëllimin e strukturës të shtyjnë drejt bindjes se këtu të rrethon jo vetëm talenti i një dizajneri të zotë, por dhe dashuria për njeriun. Në emër të saj, aty secili është në vendin e vet. Duke kryer detyrën e vet. Të gjithë, mjekë, infermierë, personel administrativ, i lidh një fill që rezonon te vëmendja ndaj qytetarëve që kanë trokitur në derën e tyre. Je aty dhe ndien që e ke lënë pas kurrizit pisllëkun, arrogancën, indiferencën dhe përuljen ndaj një bluze të bardhë që nuk të sheh në sy kur të flet. Dr. Altin Cekodhima i sheh në dritë të syrit pacientët. Një person energjik, me një zë tejet miqësor ka raste kur e humb guximin e fjalës. Nuk është në dorën e tij. I duhet të komunikojë edhe lajme që të prishin gëzimin. Është çasti kur fjalive profesionale, iu duhet t’u shtojë fuqinë e shpresës, së kurajës...Dhe i duhet t’ia dalë gjithmonë. Ditë pas dite. Janë këto raste kur korrektesa e orarit “prishet”. Dikujt që pret radhën, i duhet të presë më shumë se parashikimi. Dr. Altini pohon se këtë dalje nga rendi nuk mund ta evitojë. Dikush mund të ikë i zhgënjyer nga pritja, por i sapo diagnostikuari, para të ikurit, ka nevojë për një procedure të thelluar dhe për asnjë arsye, aq më pak për paratë, Dr. Altin Cekodhima do të ndryshonte prioritetet. Struktura “La Vita” është private. Por ai dhe kolegët e tij e kanë skalitur në ndërgjegje kodin etik të Hipokratit, fjalët “premtoj solemnisht se jetën time do ta ve në shërbim të njeriut. Në klinikën “La Vita” nuk e kane tradhtuar këtë betim.
Staf shume miqesor dhe i pergatitur. Jane kopetente ne ate qe bejne si dhe shume te sjellshem.
Kjo klinike ofron sherbim shume te mire ne te gjitha kabinetet e saj, veçanerisht ne kabinetin e Endoskopise.
Mendova se problemi qe kisha ishte i vecante dhe i panjohur derisa u konsultova me mjeket e klinikes La Vita. Kishte zgjidhje dhe me ndihmuan.