La VitaKlinike Endoskopike

Na Kontaktoni...! +355 4 23 60 067 +355 69 60 15 018

Sherbime

Opinione:

Kjo klinike ofron sherbim shume te mire ne te gjitha kabinetet e saj, veçanerisht ne kabinetin e Endoskopise.

Kolonoskopia

Kolonoskopia është një ekzaminim që u rekomandohet të gjithë personave mbi 40 vjeç pavarësisht kanë apo jo shenja domethënëse.

Duke u përdorur si ekzaminim diagnostikues parandalues është bërë e mundur zbulimi i kancerit të zorrës në stade të kurueshme.

Qëllimi kryesor është te identifikohen tumoret e vegjël të quajtur polipe, të cilët mund të mbeten të pazbuluar dhe të rriten gradualisht në zorrë për disa vite. Vetëm disa prej tyre mund të shfaqin simptoma(shenja) dhe vetëm disa prej tyre mund të shndërrohen në kancer.

Pra, qëllimi kryesor i këtij ekzaminimi është identifikimi i kancerit në stadet fillestare ose në stadin e polipeve. Normalisht kur kanceri tregon simptoma(shenja) do të thotë që ai është në stade të avancuara dhe ja pse “një kolonoskopi e plotë” duhet të kryhet çdo 5-vjet, deri në momentin që të jemi siguruar që e kemi parandaluar ketë lloj kanceri.

Gjithashtu është mirë të përmendim faktin që kur kanceri është në afërsi të anusit(fundit të zorrës) pas kryerjes së kirurgjisë gjeja më e keqe që mund ti ndodhi personit është që ai do të ketë për tërë jetën kolostome. Kjo gjë do të thotë se ai do të defekoje (dali jashtë) për tere jetën nëpërmjet një qeseje të ngjitur në bark.

Përveç të gjithë këtyre avantazheve duhet të shtojmë që shumica e njerëzve gabimisht mendojnë se kane hemorroide dhe pa u konsultuar me specialistin vete-mjekohen duke përdorur kremra ose supostë dhe pas një kohe diagnostikohen me kancer.

me shume