La VitaKlinike Endoskopike

Na Kontaktoni...! +355 4 23 60 067 +355 69 60 15 018

Sherbime

Opinione:

Kjo klinike ofron sherbim shume te mire ne te gjitha kabinetet e saj, veçanerisht ne kabinetin e Endoskopise.

Gastroskopia

Gastroskopia është një ekzaminim ku mjeku specialist shikon në brendësi të traktit të sipërm tretës. Me ane të kësaj procedure ekzaminohet: ezofagu, stomaku dhe duodeni (zorra 12-gishtore). Kjo procedure kryhet me anë të një aparati që quhet gastroskop.

Gastroskopi është i holle, fleksibel. Ai ka një trashësi më të holle se gishti i vogël i dorës. Ai kalon nëpërmjet gojës, vazhdon në ezofag , hyn në stomak dhe në fillimin e zorrës së hollë. Ne majën e tij ai ka një kamera dhe një drite.

Gjithashtu në brendësi të tij ai ka një kanal ku mund të kalojnë mjete të tjera ndihmese për mjekun gjatë ekzaminimit si p.sh.: forceps biopsie, lak për të nxjerr trupat e huaj etj.

Gastroskopia, si procedurë mund te zgjasë rreth 15 minuta (përfshire kohen e parapërgatitjes, sedacionit, nuk është e dhimbshme por mund të perceptohet nje ndjenje jo-rehatije më pas , sepse gjate ekzaminimit fryhet stomaku me ajër në mënyrë që të shikohet sa më imtësisht.

Stomaku duhet bosh, kështu që pacienti të ekzaminohet duhet të jente pa ngrenë të paktën për 8 orë perpara ekzaminimit.

N.q.s. do linde nevoja e sedacionit (qetësuesit), pacienti nuk duhet të jete vetëm por të kete nje shoqërues . Rekomandohet te mos perdoren disa medikamente : p.sh holluesit e gjakut, 1-2 dite para procedurës.

me shume