La VitaKlinike Endoskopike

Na Kontaktoni...! +355 4 23 60 067 +355 69 60 15 018

Sherbime

Opinione:

Kjo klinike ofron sherbim shume te mire ne te gjitha kabinetet e saj, veçanerisht ne kabinetin e Endoskopise.

EUS - Endosonografi

EKO-ja endoskopike është kombinim i ekos dhe endoskopisë për te marre imazhe dhe informacione për traktin tretës, organet dhe indet përreth tij.

Endoskopia është një procedure ku një tub fleksibel me një mini-telekamera futet nga goja ose rektumi i pacientit për të parë nga brenda traktin tretës, ndërsa eko-ja përdor vale me frekuence të lart për të prodhuar imazhe të organeve dhe strukturave në brendësi te trupit si psh; vezoreve, uterusit, mëlçisë, fshikëzës se tëmthit, pankreasit, aortës etj.

Ekoja tradicionalisht behët nëpërmjet lëkurës, pasi ajo është lyer me xhel, me ane të një sonde e cila shërben si transmetues valësh për të marre imazhe të organeve, por jo gjithmonë këto imazhe kanë qene të qarta.

Gjatë Endosonografisë një transmetues valësh është vendosur në maje të endoskopit fleksibel. Duke futur skopin nga goja në ezofag dhe pastaj në stomak mund të merren imazhe me kualitet të lartë të organeve brenda trupit te njeriut.

Endosonografia gjithashtu mund te marre informacione ne lidhje ne shtresat e murit te zorrëve si dhe zonat ngjitur si nyjet limfatike dhe te enëve te gjakut.

Përdorim tjetër i ekos endoskopike është studimi i vazave të gjakut duke përdorur ultratingujt Doppler, dhe për të marrë mostër indesh duke kaluar me një age speciale nen drejtimin e ultratingujve në nyjet limfatike të zgjeruara ose në tumoret e dyshimta. Këto inde ose qeliza të marra nëpërmjet ages studiohen nga histopatologu me mikroskop.

me shume