La VitaKlinike Endoskopike

Na Kontaktoni...! +355 4 23 60 067 +355 69 60 15 018

Sherbime

Opinione:

Kjo klinike ofron sherbim shume te mire ne te gjitha kabinetet e saj, veçanerisht ne kabinetin e Endoskopise.

Rreth nesh

Klinika La Vita nisi aktivitetin e saj ne vitin 2008 ne Kavaje. Ne Gusht 2012 u hap ne Tirane nje dege e re e kesaj klinike, e specializuar ne procedurat endoskopike.

Stafi ynë, me një eksperience 10 vjeçare në një praktike private mjekësore, duke punuar me cilësi e përkushtim, është i dedikuar maksimalisht në përkujdesjen për shëndetin e pacienteve. Komentet dhe sugjerimet e pacienteve reflektohen edhe ne ndryshimet që ne bëjmë në kabinet.

Çdo procedure e kryher në kabinetin tonë asistohet nga një staf i kualifikuar dhe i licencuar nga Ministria e Shëndetësisë, Urdheri i Mjekut dhe i Infermierit të Shqipërisë.

Anestezistet që asistojnë në rastet e pacienteve me risk të lartë sigurohen që çdo procedure të jetë absolutisht e sigurt dhe pa dhimbje. Ne kabinetin tonë të videoendoskopisë ka hapësirë dhe pajisje të përshtatshme të cilat janë të teknologjisë më të lartë bashkëkohore. Sterilizimi i pajisjeve bëhet sipas standardeve të përcaktuara nga Shoqata Evropiane e Endoskopisë me solucionet dhe kohëzgjatjen e duhur.

Rehatia e pacientit është siguruar në dhomat e ekzaminimit dhe mjediset e observimit pas trajtimit, për aq kohe sa të jete e nevojshme . Stafi është i përbërë nga njerëz të kujdesshëm, te trajnuar shumë mirë dhe shumë të shoqërueshëm. Çdo koment apo sugjerim i juaj adresohet në moment dhe ekzaminimi bëhet një eksperiencë interaktive ndërkohe që edhe përmirësimet marrin jete.

Ekzaminimi i kryer i jepet pacientit i kompjuterizuar (Në gjuhen Shqipe, Angleze apo Italiane) si edhe përshkrimi dhe filmimi i plote i jepet në CD, të cilën mund ta konsultoje edhe në çdo vend tjetër brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Duke ju falenderuar qe vizituat websitin tone, jeni te mirepritur te vizitoni ambjentet e klinikes.
Stafi i Klinikes LaVita.